Clark: Gligorov më tha: Shqiptarët e Kosovës nuk durojnë, kanë me luftue

Wesley Clark

“Shqiptarët nuk janë si boshnjakët, ata nuk durojnë, kanë me luftue”.

Kështu mësohet t’i ketë thanë presidenti i Maqedonisë, Kiro Gligorov, në 1999, ish-komandantit të naltë të NATO’s, Wesley Clark.

Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO’s kundër forcave serbe në vitin 1999, në nji deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe tregoi nji bisedë me presidentin Gligorov.

“Presidenti maqedonas, Kiro Gligorov, më thirri dhe më tha: ‘E dini, keni me pasë problem të madh në Kosovë.

Atje ka me u ba luftë, sepse shqiptarët nuk janë si boshnjakët: ata nuk durojnë. Ata kanë me luftue’. Dhe, kështu ndodhi, luftimet nisën”, thotë Clark.

Shperndaje në: