Deliu i përgjigjet Haxhiut: E vërtetë se PDK e VV janë dy pole, njani shtetndërtues, tjetri shtetmohues

Deputetja e PDK’s, Blerta Deliu, i asht përgjigjë deputetes së VV’s, Albulena Haxhiu, e cila sot tha se në skenën politike në Kosovë, janë dy pole, dhe se LDK’ja duhet me vendos së cilit me i takue.

Postimi i plotë:

Albulena Haxhiu sot e tha një të vërtetë dhe në mënyrën më bukfale të mundshme. Ajo, ndoshta e para nga Vetëvendosje e zbuloi si e kuptojnë dhe perceptojne relevancën politike në Kosovë!

Ajo tha sot se kjo hapësirë politike është e ndarë në dy pole, pra në dy forca relevante politike PDK dhe VV dhe se, sipas saj, të gjitha subjektet tjera politike janë vetëm zgjatim i njërit apo tjetrit pol politik.

Kështu, Albulena i bëri thirrje publike LDK-‘së (e cila trumpeton se është faktori kryesor dhe përcaktues politik në Kosovë) të bëhet zgjatim i polit të quajtur Vetëvendosje, duke e konsideruar, LDK si të vetme, të pa relevancë politike.

Tekefundit kjo le të mbetet në gjykimin e LDK’së.

Ajo që dua të them është se vërtetë botëkuptimi politik në Kosovë është i ndarë në dy pole; në atë shtetndërtues dhe atë shtetmohues. Dhe, pajtohem me Albulenën, LDK duhet të vendos cilit botëkuptim i takon.

Dhe, po ashtu, sërish pajtohem me Albulenën se ky poli tjetër (shtetndërtues) identifikohet me PDK’në

Shperndaje në: