Futbollisti që la Serbinë për Kosovën: Jam i gatshëm për ndeshjen kundër Anglisë

Arton Zekaj asht futbollisti që bani bujë në Kosovë, tue vendosë me lanë përfaqësuesen e Serbisë për Kosovën.

19 vjeçari që luen për ekipin francez Lille, nuk ishte i gatshëm me luejt në Qershor për Kosovën U21, meqë ishte i lënduem.

Menaxheri i Kosovës U21, Zgjim Sojeva, deklaroi për Indeksonline se Zekaj ka me qenë i gatshëm për ndeshjen me Anglinë.

“Dokumentacionin e ka kompletuar dhe është rikuperuar plotësisht nga lëndimi. Artoni do të jetë në dispozicion të trajnerit Rafet Prekazi për ndeshjen me Anglinë që zhvillohet muajin e ardhshëm” deklaroi Sojeva.

Shperndaje në: