Haradinaj përjashton LDK’n e VV’n: Këto janë partitë, me të cilat due me ba koalicion

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, në nji intervistë ka thanë se si parti nuk synojnë formimin e naj koalicioni të madh, tue përjashtue kështu LDK’n, LVV’n dhe PDK’n.

Haradinaj ka thanë se parapëlqen nji koalicion me parti ma të vogla siç janë Nisma, PSD e AKR.

“Nuk synojmë një koalicion të madh si rasti me PDK, LDK, e VV por mbesim të hapur me disa parti partnere si rasti i Nismës, PSD-së dhe AKR-së. Unë e kam pasur për nderë ti shërbej vendit së bashku me PDK-, AKR-në dhe Nismën. E kemi vendosur që më tutje t’iu ofrohemi qytetarëve të vetëm dhe jo më si PAN. Gjatë gjithë kohës sa ka ndodhur qeverisja, nuk jam marrë me veten por me tema jashtëzakonisht jetike. Unë nuk jam marrë me tema të partisë por me tema të vendit dhe shtetit”, tha Haradinaj.

Shperndaje në: