Nga “argat i Serbisë” në “profesor”, ndryshimi drastik i Albin Kurtit karshi Isa Mustafës

Albin Kurti e Isa Mustafa u takuen sot në cilësinë e dy kryetarëve të partive kryesore opozitare.

Takimi i tyne kishte të bante me zhvillimet e fundit politike, dorëheqjen e Haradinajt si dhe mundësinë e lidhjes së koalicionit parazgjedhor mes këtyne dy partive, shkruen lajmi.net.

Por, Kurti e Mustafa jo gjithëherë dukeshin të buzëqeshun kur gjendeshin pranë njani-tjetrit.

Në vitin 2015, Mustafa, atëherë në rolin e kryeministrit ishte sulmue me vo në Kuvendin e Kosovës nga partia e Kurtit.

Për me shkue ma tutje, raportohej se militantë të VV’s gjatë protestave të njimbasnjishme të mbajtuna në kryeqytet, kishin sulmue me molotov shtëpinë e kryetarit të LDK’s.

Emni i Isa Mustafës, do të përmendej në tubimet masive të Vetëvendosjes, mirëpo do të personifikohej si “argat i Serbisë”, e jo si “profesor” siç u cilësue sot nga Kurti.

Shperndaje në: