Prokurori shqiptaro-amerikan: Pse nuk ngrihen n’Shqipni memorialë për të vramët në Kosovë e Mal të Zi ?

Gjon Juncaj, prokuror në SHBA, dikur ish-agjent i FBI, ka punue disa vjet si ekspert ligjor kunder korrupcionit n’Shqipni.

Juncaj e ka ftue politiken shqiptare qe para se me vendose memorial turk me emnat e te vrameve ne perpjekjet e grusht-shtetit ne Turqi, ka qene dashte me ndertue memorial për shqiptarët e vramë.

Qe çka shkruen Gjon Juncaj:

“Të dashur politikanë të Tiranës, unë kam edhe dy përmendore për të shtuar në park ku përfshihen njerëz të vrarë jashtë Shqipërisë.

  1. Në vitet 1998-1999, mijëra burra, gra dhe fëmijë shqiptarë u vranë në tërë Kosovën. Emrat e tyre nuk janë renditur në parkun publik në Tiranë. Jam i sigurt që mijëra vizitorë kosovarë në Shqipëri çdo vit do ta vlerësonin këtë shenjë respekti.
  2. Në vitin 1919, 74 burra shqiptarë u morën nga shtëpitë e tyre malore në Hot dhe u ekzekutuan së bashku nga ushtria e Mbretërisë së Serbisë dhe Malit të Zi. Ata u hodhën së bashku në një varr masiv, ku mbeten edhe sot e kësaj dite, 100 vjet më vonë.

Një nga ata burra është gjyshi im i madh. Unë dhe anëtarët e tjerë të familjes shqiptare dëshirojnë të shohin emrat e tyre edhe në park. Ne do t’i donim këto përmendore në parkun e Tiranës sepse ne nuk besojmë se ato i përkasin një parku në Stamboll.

(Turqit do të pajtoheshin me ne për këtë) Ne nuk kemi lekë, euro, lira turke, apo ndikim politik për të paguar. Vetëm derdhja e gjakut shqiptar. Shpresojmë që kjo është një monedhë që do të pranoni gjithashtu”, shkruan Juncaj

Shperndaje në: