Arrestohet kapo i krimeve në Pejë, dyshohet për shumë vepra penale

Njoftimi i Policisë:

Ju njoftojmë se Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo -hetimore në bashkëpunim edhe me njësi të tjera të këtij stacioni kanë identifikuar dhe më 14.08.2019 kanë arrestuar te dyshuarin: L.R. i lindur vitin 1990 m/k/sh

I dyshuari tashmë i arrestuar, dyshohet për disa vepra penale të cekura më sipër, po ashtu mt 25.07.2019, në Pejë, në saktë në rrugën ‘Besnik Lajqi’ në Pejë, është i dyshuar për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.

Ai ka qenë në kërkim nga Gjykata Themelore e Pejës dhe Prokuroria Themelore e Pejës, me ç‘rast janë lëshuar urdhër arrestet për arrestimin e tij.
Në momentin e arrestimit gjatë kontrollit të tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provës materiale 4 (katër) qese plasmasi ngjyrë e kaltër të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit
‘marihuanë’.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit prej 48- orësh.

Shperndaje në: