Huliganët serbë sulmojnë Konsullatën e Kosovës në Danimarkë, reagon Pacolli

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reague për sulmin që i asht ba sot në mëngjes Konsullatës së Republikës së Kosovës në Danimarkë.

Postimi i Pacollit:

Sot, në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, në Mbretërinë e Danimarkës si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës nga banditët dhe huliganët serbë në Danimarkë.
Ne e denojmë këtë veprim qyqarë që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore.
Ne jemi duke punuar me autoritetet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Sulmet e vazhdueshme të huliganëve serbë kundër ambienteve diplomatike dhe konsullore të Kosovës tregojnë vetëm frustrimin e politikës së ngecur të Serbisë e cila ende nuk don të kuptoj se qe 11 vjet në Balkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhët Republika e Kosovës.
E denojmë fuqishem propagandën serbe dhe fushatën agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës.

Shperndaje në: