Kërcënon maqedonasi: Nëse nuk më lironi nga burgu, kam me ju tregue qysh vjedhin Haradinaj dhe Zaev (foto)

Gazeta serbe ‘Informer’ ka publikue në faqen e saj të parë nji fotografi dhe nji titull që lidhet me skandalin e rastit ‘Raketën’ të Bojan Jovanoskit, i njoftun ndryshe si Boki 13 i cili po trondit publikun maqedonas, por edhe ma gjanë.

‘Boki 13 kërcënoi me burg: Unë e di se si Zaevi dhe Haradinaj vjedhin’, shkruen titulli i këtij lajmi në gazetën serbe.

Bojan Jovanovski, i cili asht arrestue në Shkup, thotë se nëse nuk lëshohet ma frik, ai do të publikoj dëshmi për me vërtetue se ka prova të shumta lidhun me regjimin kriminal mes Shkupit dhe Prishtinës.

Disa gjithashtu argumentojnë se, mbas taksës 100 përqind ndaj Serbisë, Boki 13 asht përfshi në bashkëpunimin e Zaevit dhe Haradinajt për kontrabandën e mallnave nga Serbia. Informer shkon aq larg sa që thotë se ka dëshmi se tre janë të përfshimë në kontrabandimin e armëve.

Shperndaje në: