Krasniqi: Gati krejt paria e LDK kane aktakuza!

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thanë se “pothuejse të gjithë” udhëheqësit e LDK kanë aktakuza ose kallxime penale kunder tyne.

Krasniqi per Tv Dukagjini deklaroi se korrupsionin nuk mundet me luftue Isa Mustafa, për të cilin Krasniqi tha se, “nuk ka ba asgja gjatë kohës sa e ka udhëheq Prishtinën dhe qeverinë”.

“Paria e LDK, që janë kryetarë komunash, gati krejt janë me aktakuza dhe gati krejt janë me kallxime penale. Apo kuptoni? Janë paria e parë, janë stafi i parë”, ka thanë Krasniqi. “Haki Rugova ka aktakuzë, ndërkaq edhe Lutfi Haziri ka pase aktakuzë”.

Krasniqi tha se vetëm PDK mundet me luftue korrupsionin.

Shperndaje në: