Ky asht reagimi i Serbisë mbas vendimit për mos-ekstradimin e Tomor Morinës

Mbas vendimit të Gjykatës Supreme të Maqedonisë së Veriut për mos me ekstradue ish pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morinën, në Serbi ka ardh edhe reagimi nga ky shtet.

Ministrja e Drejtësisë në Serbi, Nela Kuburovic, ka thanë se vendimi i Gjykatës Supreme të Maqedonisë së Veriut, për mos me ekstradue ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, në Serbi, sepse nuk janë plotëse  kushtet, tregon edhe njiherë se politika ishte mbi ligjin dhe drejtësinë.

“Ky asht nji turp i madh për të drejtën ndërkombëtare, por asht nji goditje edhe ma e madhe dhe trishtim i madh për familjet e viktimave, të cilat kanë dekada në pritje të drejtësisë për të dashtunit e tyne”, ka thanë ministrja serbe, shkruen Tanjug.

Tutje, Kuburovic ka deklarue se Serbia nuk ka me hekë dorë nga kërkimi i autorëve të akteve më të randa kundër njerëzimit, pamvarësisht nga origjina e tyne kombëtare ose etnike, “sepse na ia kemi borxh viktimave dhe familjeve të tyne”.

Shperndaje në: