Porosia e ambasadorit britanik, Ruairi O’Connell

Ambasadori i Mbretnisë së Bashkueme në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka kërkue me u arritë marrëveshja me Serbinë.

Postimi i plotë pa ndërhymje:

Çështja e mbajtjes së zgjedhjeve apo jo tërësisht i takon Kosovës. Kam lexuar “komentues” që pretendojnë se deklarata e QUINT-it ishte thirrje për formimin e një qeverie të re pa zgjedhje.

Pse gazetat shtypin marrëzitë e tyre, pa na pyetur neve se çfarë mendojmë?

Nuk është çudi që qytetarët e Kosovës shpesh ndjehen të keqinformuar.

Por rifillimi i dialogut dhe përfundimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse është në interes të Kosovës dhe gjithë rajonit.

Kjo është arsyeja pse miqtë tuaj duan që të përgatiteni për të biseduar seriozisht sa më shpejt të jetë e mundur

Shperndaje në: