Scott: Ka ardhe koha që Kosova e Serbia me i dhane fund konfliktit

Vendet e QUINT’it kanë kërkue gjatë ditës së djeshme nga Kosova dhe Serbia të kthehen në tavolinën e diskutimeve.

Si pjesë e kësaj kërkese ndaj Beogradit dhe Prishtinës, ambasadat kryesore kanë kërkue prej Kosove me heq taksën, si dhe me ndalue propagandën e Serbisë n’arenën ndërkombëtare.

Lidhun me këtë, ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka thanë se ka ardhe koha që Kosova dhe Serbia me i dhane fund konfliktit të viteve ’90.

“Ka ardhe koha me i dhane fund konfliktit të viteve ’90. E ftoj Kosovën e Serbinë me i rihape negociatatat e mbështetuna nga BE sa ma shpejtë qe asht e mundun, dhe me ju shmang veprimeve që kishin me pamundësue arritjen e marrëveshjes finale”, ka shkrue Scott në profilin e tij në Twitter.

Shperndaje në: