Trajneri i Majlinda Kelmendit i hyn politikës!

Mbas shumë lavdesh dhe takimesh me Ramush Haradinaj, trajneri i njoftun i xhudos, Driton Kuka, ka vendosë me aderue edhe zyrtarisht n’AAK,

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot jam jashtëzakonisht i nderuar me vendimin e Driton Kukës, një ndër heronjtë e sportit tonë, trajneri i suksesshëm dhe meritor që Kosova ka fituar qindra medalje të arta në xhudo, që t’i bashkohet familjes së madhe të Aleancës. I pakompremetuar në asnjë aspekt, ai pos që ngriti yjet e përmasave globale dhe arriti t’i sjellë Kosovës Medaljen e Artë Olimpike, është i biri i Ali Kukës, kryetarit të parë të nëndegës së AAK-së në Pejë “2 Korriku”. I lumtur që edhe një anëtar i familjes së respektuar atdhetare Kuka, po e vazhdon traditën me Aleancën. Na priftë e mbara!.

Shperndaje në: