Veseli për takimin Mustafa-Kurti: Asht takim i frigës, sepse nuk munden me u ballafaque me PDK’n (video)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thanë sot se me besimin e qytetarëve në zgjedhjet e reja parlamentare, do ta nisë betejën ma të madhe në karrierën e tij politike – luftën kundër korrupcionit dhe nepotizmit.

Ai ka thanë se këtë betejë, e cila asht shumë e vështirë, e ka nisë nga partia e tij dhe do ta vazhdojë në të gjitha institucionet e Kosovës.

Lideri i PDK’s, Kadri Veseli, në nji intervistë për Kosovapress, thotë se ashtu siç ka luftue kundër Serbisë, ka me luftue kundër korrupcionit dhe krimit të organizuem.

Ai vlerëson se lufta kundër korrupcionit dhe nepotizmit ka m’i hapë Kosovës perspektivë të re të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës për të gjithë qytetarët pa dallim.

Intervista e plotë:

Shperndaje në: