Kështu Thaçi e falënderon për njohje Bangladesh’in (foto)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mirëprit lajmin për njohjen e shtetit të Kosovës nga Bangladeshi.

Thaçi përmes nji postimi në Twitter, ka thanë se ky asht nji proces i pandalshëm.

“Faleminderit popullit dhe Qeverisë së Bangladeshit për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet sovran dhe i pamvarun. Ky asht nji proces i pandalshëm”, ka shkrue Thaçi.

Bangladeshi asht ba shteti i 114 i cili e ka njoft Kosovën që nga shpallja e Pamvarësisë më 2008.

 

 

Shperndaje në: