Dyshime për hapjen e urës së Ibrit me 3 Mars

Paralajmërimet për përurimin e urës së Ibrit më 3 Mars, ku asht thanë se ka me marrë pjesë edhe përfaqësuesja e naltë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, kanë ba që punimet në këtë vend të vazhdojnë me intensitet të shtuem, ndërsa qytetarët shprehen skeptikë për nji gja të tillë.

Ata pak besojnë se me 3 Mars ka me u hapë ura e Ibrit për qarkullim të njerëzve dhe të automjeteve, ashtu siç ishte paralajmërue.

“Në bazë të dinamikës së punëve që janë tue u zhvillue te ura, ato nuk kanë me mujt me përfundue deri më 3 Mars, ose edhe munden me përfundue, por vetëm sa për të thanë, dhe jo në mënyrë kualitative”, kanë thanë për KosovaPress, disa prej qytetarëve.

Në anën tjetër, shtyemjen e këtij përurimi e ka konfirmue edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic.

Shperndaje në: