Kujdes! Seksi oral mundet me e shkaktue këtë lloj të kancerit

Simbas disa studiuesve angleze, ata njerëz të cilët praktikojnë seksin oral, munden me qenë të rrezikuem nga nji tip kanceri i shkaktuem nga nji virus i quejtun Papillomar.

Këto viruse munden me u vendosë në gojë gjatë momenteve intime dhe kështu, të jenë shkaktare dhe burim të kancerit të gojës.

Në nji nivel ma të naltë rrezikshmënie, janë ato persona të cilët ndrrojnë shumë shpesh partnerë/e. Kush praktikon shumë shpesh seks oral duhet me e llogaritë nji rrezik 3 deri ne 6 fish ma të naltë se ata që nuk praktikojnë, për m’u infektue, thotë studimi i publikuem mbas mbrami.

Ndërsa, ata që praktikojnë këtë lloj seksi me mbi 5 partnere të ndryshëm, përballen me nji rrezikshmëni deri në 8 herë ma të naltë./JavaNews

Shperndaje në: