Provokon Vucic: Qe çka thotë për Kosovën dhe rastin Haradinaj

Lideri i SNS Aleksandar Vucic dhe kandidati kryesor për m’u ba president i Serbisë, tha sot se gjatë fushatës presidenciale ka me e vizitue Kosovën, dhe se pret mbështetje nga qytetarët serbë që jetojnë atje.

“Pres mbështetje të madhe, herën e fundit na morën 67 për qind, tash presim të paktën 70 për qind, sepse unë kam m’i përfaqësue me guxim dhe përgjegjësi”, tha Vucic.

“Tana vendet rreth nesh, Maqedonia, Mali i Zi kanë paqëndrueshmëni politike, por Serbia ka arritë me lulëzue dhe me e ruejt stabilitetin”, tha Vucic.

Ai nuk ka dashtë me komentue për çashtjen se kush asht përgjegjës për këtë paqëndrueshmëni, por ka thanë se Serbia nuk ka me lejue askend me destabilizue vendin. Ai ka thanë gjithashtu se rasti i Haradinajt kundër “krimeve” ndaj serbëve ka me shkue deri në fund.

Shperndaje në: