Bill Clinton para 20 vjete ndaloi kërkimet për klonim të njeriut

Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton në vitin 1997 ndaloi kërkimet për klonim të njeriut.

Kurse, Kongresi i Shteteve të Bashkueme e ka konsideru miratimin e legjislacionit për ndalimin e klonimit të njerëzve.

Mundësia për klonimin e njeriut, doli kur shkenctaret skocez në Institutin Roslin krijuen delen e shumëpërfolun “Dolli” (gjini 385, 810-13, 1997), që rriti interesin dhe shqetësimin në gjithë botën për shkak të komplikimeve të saj shkencore dhe etike.

Bama e përcaktueme nga revista Shkenca si revolucioni i 1997’tes, gjithashtu solli pasiguri mbi kuptimin e ”klonimit”—nji term mbrojtës i përdorun tradicionalisht nga shkencëtaret për me përshkrue proceset e ndryshme për dyfishimin e materialit biologjik.

Mjekët nga Shoqata Mjekësore Amerikanë dhe shkencëtare nga Shoqata Amerikane për Avancimin e Shkencës kanë botue deklarata formale publike tue kundërshtue klonimin riprodhues human.

Kongresi i Shteteve të Bashkueme e ka konsiderue miratimin e legjislacionit për ndalimin e klonimit të njerëzve.

Lidhun me joefikasitetin e klonimit të kafshëve vetëm nji ose dy pasardhës të gjallë për ç’do 100 eksperimente dhe mungesat në kuptimin e plote të klonimit riprodhues, shumë shkencëtar dhe mjekë kambëngulin shumë fort se ka me qenë joetike me u provue me u klonue njeriu.

Jo vetëm që shumica e përpiekjeve për klonimin e gjitarëve deshtojnë, por rreth 30 % e kloneve të lindun të gjalle janë të prekun me sindromën e “pasardhësve me përmasa të medha” dhe kushte të tjera dobesuese.

Nji numër i madh i kafshëve të klonueme kanë ngordh parakohe nga infeksionet dhe komplikimet e tjera.

Te njajtat probleme duhet të priten në klonimin e njerëzve.

Për ma tëpër, shkencëtaret nuk e dine si do të ndikonte klonimi në zhvillimin mendor.

Ndërsa intelekti dhe gjendja shpirtnore mund të mos jene aq të randësishme për nji lopë ose për nji mi, ato janë vendimtare për zhvillimin e humaneve të shëndetshëm.

Me kaq shumë të panjoftuna për klonimin riprodhues, përpjekja për me klonue njeriun për momentin konsiderohet fuqishëm e rrezikshme dhe e papërgjegjshme nga ana etike.

 

Shperndaje në: