BDI hyn n’Qeveri me Zaevin n’Maqedoni

Në mbledhjen e Kryesisë, Bashkimi Demokratik për Integrim  vendosi me qenë pjesë e Qeverisë së re  të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë edhe pse  Presidenti nuk e ka mandatu kryetarin e saj Zoran Zaev.

Simbas agjencisë INA, vendimi i  BDI’s  u ba i ditun nga zadhanësi i saj, Bujar Osmani, i cili tha se në këtë mënyrë respektohet vullneti i shqiptarëve.

Osmani i bani thirrje Ivanovit që, në përputhje me detyrimet kushtetuese me ja dhanë mandatin Zaevit , shumicës së re parlamentare të konfirmueme me nënshkrimin e 67 deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë.

“Njikohësisht ftojmë z. Ivanov  si dhe partitë politike në Maqedoni me qenë të matun dhe të kujdesshëm në deklaratat e tyne në mënyrë që të mos rrezikojnë t’ardhmen e përbashkët të qytetarëve të Maqedonisë”, u shpreh Osmani.

Ma herët kreu i BDI’s Ali Ahmeti kishte paralajmërue se nuk do të tërhiqeshin dhe se ajo që Ivanov e quen platformë, asht thjeshtë nji marrëveshje e mbështetun mbi programet e partive dhe se nuk ka vend për kompromis tashma mbasi në lojë asht marrëveshja e Ohrit.

 

 

Shperndaje në: