Kur nervozohet Trump, qe çka bahet në Shtëpinë e Bardhë! (video)

Presidenti amerikan, Donald Trump, thuhet se asht zemërue me këshilltarët e tij të Premten, mbasi Ministri i Drejtësisë, Jeff Sessions, ka refuzue përfshimjen në nji hetim të mundshëm për nji lidhje të mundshme të fushatës presidenciale të Trump me shërbimet e inteligjencës ruse.

Asht televizioni CNN, përcjell Telegrafi, ai që ka publikue pamjet të cilat vijnë nga zyra e Donald Trump ku shihet nji debat i nxetë në mes Trump dhe këshilltarëve të tij, Steve Bannon dhe Jared Kushner, si dhe vajzës së tij, Ivanka Trump.

Madje, si shkruejnë mediat e hueja, ka qenë Presidenti Trump ai i cili asht pa i nervozuem, madje tue u bërtit, sikurse këshilltarëve Bannon e Kushner, po ashtu edhe vajzës së tij, Ivanka.

Ditën tjetër, ai kishte udhëtue në pronën e tij në Florida, Mar-a-Lago, vetëm në shoqnimin e vajzës dhe dhandrit , por shtohet se as ata nuk kanë muejt me u qetësue.

Të Shtunën në mëngjes në Twitter ai nxori akuzat kundër ish-Presidentit, Barack Obama, i cili pretendon se urdhnoi përgjimet.

Trump, Obaman e ka krahasue me Richard Nixon dhe Watergate, kur Nixon kishte përdor aparatin e inteligjencës për me përgjue kundërshtarët, shkruejnë mediat e hueja.

 

 

Shperndaje në: