Mogherini: Qe kur asht i gatshëm BE me i hapë negociatat me Shqipninë

Përfaqësuesja e naltë e BE’s për punë të jashtme dhe politika të sigurisë si dhe zavendëspresidentja e Komisionit Europian, Federica Mogherini ka deklarue nga Brukseli se BE asht e gatshme me i hapë negociatat me Shqipninë kur të nisë zbatimi i reformës në drejtësi.

Në nji intervistë televizive ku foli për turin që pati në Ballkan, Mogherini tha se pati angazhim për perspektivën euopiane të rajonit. Megjithatë, ajo tha se nuk ka nji datë të caktueme për hapjen e negociatave.

“Informova ministrat për takimet dhe vizitat në Ballkan. Pati mbështetje unanime për mesazhet që kam dërgue në rajon. Pati angazhim të fortë për perspektivën europiane për rajonin. Nuk diskutuem për datën e hapjes së negociatave me Shqipninë.

BE asht i gatshëm me i hapë negociatat me Shqipninë kur të nisë zbatimi i reformës në drejtësi dhe procedura e vettingut. Të gjithë ministrat mbështetën mesazhet që dërguem në Shqipni”, ka thanë Mogherini.

Shperndaje në: