Molliqaj e ‘godet’ randë AAK’n

Sekretari Organizativ i Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thanë se rezoluta e miratueme në Kuvendin e Kosovës për lirimin e Ramush Haradinajt, asht votue sa për sy e faqe.

Molliqaj ka thanë se AAK kohëve të fundit asht shendrrue në satelit të PDK’s, njofton Klan Kosova.

“Asht rezolutë sa për sy e faqe, por më shqetëson që kohëve të fundit kemi përafrim të PDK’s dhe AAK’s, ma shumë kanë votue njajtë, se sa PDK- LDK”, ka thanë Molliqaj në Info Magazine.

“Rezoluta ka pësue transformime që mendojmë se kanë qenë jo mjaftueshëm të drejta, mirëpo megjithatë sponzorisuezi ka qenë AAK”, ka shtue Molliqaj.

Ai ka pohue se kjo rezolutë asht votue sot e jo ma herët, sepse nuk ka funksion.

“Asht votue deri në lirimin e Haradinajt e jo heqjen e fletë-arresteve dhe në këtë kohë nuk ka dialog”, ka theksue Molliqaj.

 

Shperndaje në: