AAK ja kthen Molliqajt

Argjend Zejnaj, këshilltari i shefit të grupit parlamentar të AAK’s, Pal Lekaj ka reague mba deklaratës së Sekretarit Organizativ të Vetëvendosje, Dardan Molliqaj i cili tha se AAK’s mbas rezolutës së Haradianjt asht përafrue me PDK’n.

Zejnaj, ka thanë se “rezoluta nuk e ka pësue asnji ndryshim në përmbajtje, nga sa u prezentue herën e parë nga z.Lekaj, i vetmi “ndryshim” asht se me tekstin e rezolutës së parë me tre pika u banë katër pika”.

Ai i asht drejtue Molliqajt se qytetarët e njohin dhe e dijnë sa “peshon”.

“Nji përgjigje e paautorizueme, por e nevojshme për sekletarin universal (për gjithçka), Dardan Molliqaj.

E para, rezoluta nuk e ka pësue asnji ndryshim në përmbajtje, nga sa u prezentue herën e parë nga z.Lekaj, i vetmi “ndryshim” asht se me tekstin e rezolutës së parë me tre pika u banë katër pika.

Për me e faktue, këtë po të sjellë të dy versionet e rezolutës ( këtë ma shumë po e bajë për hirë të opinionit të gjanë) e për ty nji kërkesë, që të mos e rrejsh opinionin tue trumbetue tituj gazetash vetëm për e hy në terrenin votues të AAK’s. Por, kam bindjen që qytetarët ku ti ke dëshirë me hy të njohin dhe e dijnë sa “peshon”.”, thuhet në reagimin e AAK’s.

Shperndaje në: