Tronditet Meksika, trajneri i njoftun vdes në fushën e lojës (video)

Anibal Ruiz, trajneri meksikan, ka ndërrue jetë në moshën 74 vjeçare mbas nji ataku në zemër.

Futbolli meksikan asht në zi.

Trajneri i skuadrës meksikane, Puebla ka ndrrue  jetë, në stadiumin Luis “Pirata” Fuente, gjatë ndeshjes ndaj Veracruz.

Ruiz, i cili ka qenë edhe trajner i ekipeve të njoftuna si River Plate e Atlético Nacional, ka ndrrue jetë në mposhtën 74 vjeçare mbas nji ataku në zemër.

Edhe pse Ruiz ka marrë tretmanin mjekësor në fushë nuk ka arritë me i shpëtue atakut në zemër.

Ruiz e kishte drejtue edhe përfaqësuesen e Paraguait në Kampionatin Botnor ‘Gjermania 2006”.

 

ruiz

 

Shperndaje në: