Zaev i jep ‘ultimatum’ 10 ditësh Ivanovit n’Maqedoni

Mbas prezentimit të programit të tij qeveritar, Zoran Zaev i ka dhanë Presidentit George Ivanov 10 ditë kohë për me mandatue me krijimin e qeverisë së re.

Presidenti deri tash ka përdor argumentin se koalicioni me partitë shqiptare dhe pranimi i platformës së tyne rrezikojnë shtetin në Maqedoni.

I dërguemi gjerman në Shkup, Christian Hellbach, u ba zani ma i fundit që i kërkoi Ivanovit me tërheqë vendimin e tij e me respektu parimet demokratike.

Kreu i shtetit maqedonas shfrytëzoi rastin e 25-vjetorit të komandës së forcave t’armatosuna për me deklarue se Ushtria asht e gatshme me mbrojtë integritetin territorial dhe pamvarësinë e vendit.

“Edhe sot, ashtu si përpara nji çerek shekulli, përballemi me sfida. Por edhe sot, ashtu si atëherë, kemi Ushtrinë e Republikës, e cila ka me na mbrojtë nga kërcënimet”, ishte komenti i Ivanov.

Jane shtue ndërkohë shqetësimet se ato që përshkruhen si protesta “patriotike” mund të marrin nji kthesë të dhunshme.

Disa prej tubuesve t’intervistuem nga mediat rajonale kanë shpërthy në zemërim vetëm nga përmendja e emnit të Zaevit.

Pranimin e platformës së shqiptarëve nga ana e tij, ata e kanë quejt të papranueshëm, ndërsa përmbajtjen e platformës e cilësojnë nji tradhti.

Organizatorët e marshimeve pretendojnë se nuk kanë lidhje me VMRO-DPMNE’n, por fakti mbetet që protestat nisën menjiherë mbas thirrjeve të Nikola Gruevskit për “mobilizim” në mbrojtje të vendit.

 

Shperndaje në: