Kjo çka ka ba tash Trump pernimend ka me ju çuditë!

Administrata republikane e Presidentit Donald Trump përjashtoi nga strukturat e Departamentit amerikan të Drejtësisë tue u parashtru kërkesë për me paraqitë aktin e dorëheqjes 46 prokurorëve federalë të emnuem nga ish-Presidenti demokrat, Barack Obama.

Preet Bharara, prokuror i Manhatanit, gjithashtu pjesë e kësaj liste, edhe pse ishte takue me Presidentin Trump përpara marrjes zyrtarisht të detyrës së këtij të fundit, i kishte kërku në atë kohë për me qëndrue në postin e tij.

Sarah Isgur Flores, zadhanëse e Departamentit të Drejtësisë saktësoi se Ministri i Drejtësisë, Jeff Sessions u ka kërkue 46 prokurorëve në detyrë që janë emnue nga Presidenti Obama, për me paraqitë dorëheqjen për me sigurue nji tranzicion uniform.

“Derisa këto poste të plotësohen përsëri, prokurorët e karrierës që punojnë në strukturat e mbrendshme të Departamentit të Drejtësisë do të vijojnë misionin e tyne të përditshëm që konsiston në mbarëvajtjen dhe drejtimin e dosjeve hetimore dhe për me pengue kriminelat e dhunshëm”, shtoi ma tej zadhanësja.

 

 

Shperndaje në: