Bill Clinton kallxon kush po e çon Amerikën drejt shkatërrimit

Ish-Presidenti Bill Clinton i ka ba thirrje qytetarëve mos me e besue atë që duket si nacionalizëm e që, simbas tij, po ngulfat politikën dhe asht nji lojë e msheftë dhe ma e komplikue nga ç’duket, shkruen Politico.

“Personat  që pretendojnë se duen shtetin-komb në të vërtetë janë tue u përpjek me institucionalizue separatizmin dhe ndasinë në mes kufjeve në krejt botën. Asht sikur të gjithë na kemi nji krizë identiteti në të njajtën kohë, dhe kjo asht njëi pasojë e ndryshimeve ekonomike dhe sociale të cilat kanë ndodh me nji ritëm gjithnji e ma të shpejtë” ka thanë Clinton.

Në paraqitjen e parë publike mbas humbjes së Hillary Clinton, ish Presidenti nuk komentoi për Donald Trump, mirëpo vazhdimisht ka ba dallim “ata kundër nesh”.

“Historia e njerëzimit në thelb asht përkufizim i kush jemi na e kush janë ata dhe se a duhet me jetue në të njajtin set rregullash.

Shpesh njerëzit kanë gjet sukses politik dhe kanë përmbush nevojat e tyne psikike që kanë ndje, të cilat identiteti i tyne u kërkon kur ballafaqohen me dikën tjetër” ka thanë Bill Clinton

Këto komente Clinton i bani gjatë nji fjalimi në nji organizim te “Brookings Institution” për nder të Kryeministrit të ndjerë të Izraelit, Yitzhak Rabin.

 

Shperndaje në: