Kryeministri holandez ja kthen keq Erdoganit

Kryeministri i Holandës, Mark Rute, deklaroi të Shtunën se e kupton që turqit janë të zemëruem mbasi aeroplani me shefin e diplomacisë turke Mevlut Çavushoglu u ndalue me aterue në Roterdam, por vlerësoi se Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e teproi kur krahasoi holandezët me nazistët.

“Kjo asht vërejtje e çmendun. E kuptoj se janë të hidhëruem, por kjo ka kalue çdo masë”, ka thanë Rute për media gjatë kampanjës për zgjedhjet parlamentare, të caktueme për 15 Mars në këtë vend, raporton Reuters.

 

 

Shperndaje në: