Tensione n’Holandë, mbyllet konsullata turke në Roterdam

Konsullata e Turqisë në Roterdam të Holandës asht mbyll për shkaqe sigurie.

Kështu bajnë të ditun mediat ndërkombëtare, ndërkohë shteti turk ka urdhnue ambasadorin e caktuem për në Holandë mos me udhëtue për në Amsterdam edhe për nji kohë.

Gjithashtu njoftohet se para konsullatës turke në Roterdam kanë dalë nji numër i protestuesve prej 700 personash, mbasi nji ministre turke nuk ishte lejue me hynte në konsullatën turke nga policia holandeze.

Krejt kjo situatë asht krijue mbasi Holanda nuk i dha leje për me aterue në Roterdam,  Ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, i cili po shkonte në Holandë për me mbajtë nji tubim para përkrahësve të qeverisë turke.

Gjatë ditës ka reague edhe Kryeministri holandez Mark Rutte, i cili ka thanë se Erdogan ka tejkalue çdo kufi me deklaratat e tij mbas incidentit, kur i quejti holandezët ‘mbetje naziste e fashistë’.

 

Shperndaje në: