Thellohet skandali në Holandë

Kriza mes Holandës dhe Turqisë ka marrë përmasa të tjera, tue u thellue edhe ma tepër. E lanun për orë të tana larg konsullatës turke në Roterdam, ministrja për familjen dhe politikat sociale asht shpallë e padëshirume dhe asht shoqnue për në kufi, për të kalue mandej në Gjermani.

Fatma Betyl Sajan Kaja ka reague përmes Twitter’it, tue tregue se po dërgohej drejt Gjermanisë.

“E dënoj këtë në emën të bashkëqytetarëve të mi,” ka shkrue ajo.

Simbas së përditshme turke Sabah, ajo asht shoqnue me eskortë policie, ndërsa disa prej truprojave të saj janë ndalue nga policia holandeze.

Shperndaje në: