Deklarohet Ivanov, i përgjigjet Zaevit

Pengesat për dhanien e mandatit ende nuk janë largue, kanë thanë nga Kabineti i Presidentit Gjorge Ivanov, mbas thirrjeve të liderit të LSDM’s, Zoran Zaev, që Ivanov me ja dorëzue atij mandatin.

“Presidenti Ivanov mbetet në qëndrimin e dhanun në paraqitjen publike para qytetarëve të Maqedonisë” thuhet në reagimin e Kabinetit të Presidentit Ivanov, përcjell Shenja.

Në paraqitjen e tij më 1 Mars, presidenti Ivanov nga lideri i LSDM’s Zoran Zaev ka kërkue publikishtme refuzue dhe me e denue platformën e Tiranës, me të cilën simbas Ivanovit, vnohen në pikëpyetje interesat themelore të Maqedonisë dhe shtetasit e saj.

Shperndaje në: