Tensionet, ky asht vendimi i Turqisë për ambasadorin holandez në Ankara

Turqia ka njoftue për nji sërë masash si shej hakmarrje ndaj vendimit të autoriteteve holandeze për ndalimin e ministrave për me organizue fushatë pranë diasporës turke në kuadrin e referendumit kushtetues.

Zavendëskryeministri Numan Kurtulmus, tha se ambasadori holandez ka me u pengue që të kthehet në Ankara, dhe se bisedimet politike të nivelit të naltë janë pezullue.

Përpjekjet turke për me mbajtë tubime në Gjermani, Austri, Zvicër dhe Holandë janë bllokue.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan akuzoi holandezët dhe gjermanët, tue i quejt mbetje të nazizmit.

Shperndaje në: