Erdogan e fajëson prapë Holandën, qe për çka e akuzon tash

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka fajësue Holandën për masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë të Bosnjës.

Gjatë nji fjalmi televiziv më 14 Mars, Erdogan ka thanë se “karakteri” i Holandës ishte “thye” nga masakra, e cila vlerësohet si ma e keqja që prej Luftës së Dytë Botnore.

Erdogan ju referue vrasjes së rreth 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë, nga forcat serbe të Bosnjës, në qytetin e Srebrenicës, ku paqeruejtësit holandezë të OKB, të cilin ishin të armatosun lehtë, kishin dështue që të ndalnin masakrën.

Kryeministri holandez, Mark Rutte, i quejti deklaratat e Erdoganit “rrena të pështime historike”.

Shperndaje në: