Holanda sot voton, përcaktohet fati i Europës!

Holanda mban sot votimet e shumëprituna të cilat janë pa si zgjedhjet parlamentare të cilat kanë me përcaktue fatin e Europës.

Shtetasit holandez hedhin votat e tyne për 28 parti dhe 1.114 kandidatë të cilët luftojnë për 150 karriget e deputetëve, shkruen ‘BBC’

Analistët theksuen se beteja kryesore ka me u zhvillue midis Partisë liberale (VVD) të Kryeministrit holandez Mark Rute dhe Partisë ekstremiset të Gert Wilders.

Pritet që qeveria e re holandeze me u formue me koalicion por shumica e partive janë deklarue se nuk dëshirojnë të bashkëqeverisin me Wilders .

Edhe pse ishte në vendin e parë për muej të tanë, Wilders ka ra në vendin e dytë dhe tash ka ma pak mbështetje nga qytetarët në krahasim me Kryeministrin holandez.

 

Shperndaje në: