Zaev sot takohet edhe me Lëvizjen Besa

Mbas takimit të mbramshëm me liderin e BDI’s, Ali Ahmeti, Zoran Zaevi i LSDM’s pritet sot me u takue edhe me drejtuesit e lëvizjes Besa.

Simbas njoftimeve të mediave, Zaevi ka me diskutue në Lëvizjen Besa për mbështetje të mundshme të shumicës parlamentare në t’ardhmen, të drejtueme nga LSDM.

Lëvizja Besa në zgjedhjet e fundit fitoi 5 ulëse në përbamjen e re të Kuvendit të Maqedonisë dhe asht nënshkruese e Deklaratës politike shqiptare.

 

 

Shperndaje në: