Holandë, Rutte shenoi fitore ndaj politikanit anti-islamik, shpall fitoren në zgjedhje

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, shenoi fitore ndaj politikanit anti-islamik, Geert Wilders, në zgjedhjet parlamentare, të Mërkurën.

“Holanda i tha ‘stop’ llojit të keq të popullizmit. Duem t’i përmbahemi trendit që kemi: të sigurt, të qëndrueshëm dhe të begattë”, ju tha Rutte mbështetësve në Hagë.

Me ma shumë se 90 për qind të votave të numërueme, Partia Popullore për Liri e kryeministrit Rutte ka fitue 33 ulëse në Parlamentin prej 150 vendesh.

Partia Liria e Wilders ka dalë e dyta me 20 ulëse, ndërsa Demokristianët dhe partia e qendrës D66 kanë fitue nga 19 ulëse.

Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 81 për qind.

Liderët europianë, përfshi kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, e uruen kryeministrin e Holandës për fitoren.

“Nji votë për Europën, nji votë kundër ekstremistëve”, tha Juncker, raporton Rel.

Zgjedhjet në Holandë janë të parat prej tri palë zgjedhjeve që mbahen këtë vit në Europë e që shihen si test për unitetin e Bashkimit Europian, në kohën e rritjes së ndjenjave nacionaliste në kontinent.

Shperndaje në: