Kështu e uroi Mustafa për fitore homologun holandez Rutte

Kryeministri Isa Mustafa e ka urue Kryeministrin aktual të Holandës, Mark Rutte për fitoren në zgjedhje.

Mustafa ka shpreh përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e matejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Holandës.

Kryeministri Rutte në krye të Partisë Popullore për Liri dhe Demokraci, i ka fitue zgjedhjet në Holandë kundrejt Partisë për Liri të udhëhequn nga Geert Wilders, i cili pati paralajmërue zbatim të politikave populliste anti-emigrantëve dhe në fusha të tjera.

 

 

Shperndaje në: