Zaev sot në Prokurori

zaev

Lideri i LSDM’s Zoran Zaev sot në orën 12:00 duhet të merret në pyetje nga Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë.

Këtë e konfirmuen nga Prokuroria e Marko Zvrlevskit. Zaev duhet me sigurue informata rreth mënyrës së financimit të LSDM, por edhe për fallsifikimin e mundshëm të të dhanave financiare të partisë.

Përveç Zaevit, në bisedë asht thirrë edhe sekretari i përgjithshëm, Oliver Spasovski. Ai në pyetje duhet me ardhë të Hanën ose të Martën, javën e ardhshme.

Para disa ditëve, Prokuroria njoftoi se ka hapë hetim kundër Zoran Zaevit në kohën kur ka qenë kryetar i Strumicës.

Shperndaje në: