Hillary Clinton tash ja ka msy New Yorkut me fushatën e saj!

Postera që propozojnë Hillary Clinton si kryebashkiake janë shpërnda kudo në qytetin e New Yorkut, tue kap vëmendjen e qytetarëve, të cilët i kanë postue pothuejse menjiherë në Twitter.

Nuk asht e qartë kush po i vendos posterat “Hillary për Kryebashkiake” por asht e sigurt  se ato se kanë për qëllim me krijue nji lëvizje pro-Clinton në zgjedhjet e ardhshme, raporton “Breitbait News”.

Simbas nji sondazhi të sapo publikuem, Clinton ka me mposht bindshëm kryetarin aktual të New Yorkut,  Bill de Blasion me nji rezultat prej 49 % me 30% , shkruen Syri.net.

“Njujorkezët nuk kanë  shumë dashni me kryetarin de Blasio, por gjanat ndryshojnë kur bje fjala për Hillary Clinton,” tha Tim Malloy, nji nga asistentët e sondazhit.

Asnji nga pretendimet e mundshme nuk asht ba zyrtar nga ish-Zoja e Pare por nëse ajo vendos me kandidue, si edhe pritet, situata politike në SHBA, ka me u ba “ma se interesante.”

 

Shperndaje në: