Shtëpia e Bardhë vjen me njoftim: Donald Trump vjen n’Europë

Sekretari për media i Shtëpisë së Bardhë ka njoftue udhëtimin e  parë të Donald Trump si President tue ba zyrtare se ai ka me vizitue Europën mbas 2 muejsh.

Sean Spicer deklaroi se Presidenti ka me udhëtue në Bruksel të Belgjikës, më 25 Maj për nji takim me liderat e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO’s).

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg gjithashtu njoftoi takimin mëngjesin e të Martës.

Spicer tha se Presidenti deshiron me u takue me homologat e tij të NATO’s “për me riafirmue përkushtimin e fuqishëm ndaj NATO’s, dhe për me diskutue çashtje kritike, sidomos, ndarjen e përgjegjësive mbrenda aleancës dhe rolin e NATO’s në luftën kundër terrorizmit.”

E Stoltenberg, ka me vizitue Shtëpinë e Bardhë më 12 Prill, thekson “New York Post”.

 

 

 

 

Shperndaje në: