Haradinaj, kështu e falenderon Kongresistin Eliot Engel (video)

Ish Kryeministri i Kosovës dhe Lideri i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes nji postimi në Facebook, ka falenderu Kongresistin amerikan Eliot Engel për fjalimin e tij në Kongres ku ka kërku lirimin e menjihershëm të Haradinajt dhe marrjen e masave ndaj veprimeve provokuese të Serbisë.

 

 

Ky asht postimi i Haradinajt:

 

 

Kosova është me fat që e drejta e saj për të qenë e lirë dhe e pavarur, është kuptuar më mirë se kurrë, nga gardianët e lirisë në Botë, siç janë SHBA dhe BE.

Pa këtë përkushtim të tyre, Kosova dhe çdo njëri prej nesh, do të duhej të priste gjatë ta fitonte lirinë e mohuar.
Në mesin e atyre që u vunë në anën e të drejtës sonë për jetë dhe liri, është edhe kongresisti Eliot Engel.
Një falënderim nga zemra për kongresisitin Engel, për SHBA dhe për gjithë të tjerët, për krejt çfarë kanë bërë e po bëjnë, që edhe një popull i vogël, të jetë në mesin e popujve të lirë të Evropës.

RH

 

Shperndaje në: