Grabar-Kitarovic dhe Zeman nuk pajtohen për Kosovën në NATO

Presidentja e Republikës së Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic dhe presidenti i Repiblikës së Çekisë Milos Zeman nuk u pajtuen sot në Zagreb rreth mbështetjes së rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dy presidentët përveç çashtjeve bilaterale, biseduen edhe për shumë tema siç janë zgjanimi i NATO’s dhe BE’s në rajon, gjendja e Bashkimit Europian dhe kriza migratore.

Zeman dhe Grabar – Kitarovic mbas takimit njoftuen se kanë bisedue edhe për Brexit’in, terrorizmin dhe gjendjen në BE.

“Republika Çeke i jep mbështetje integrimit të Ballkanit Perendimor në strukturat europiane dhe NATO”, porositi presidenti Zeman dhe shtoi se “Çekia mbështet hymjen e Kroacisë në zonën Schengen”.

Në pyetjen a e mbështet hymjen e vendeve të Ballkanit Perendimor në BE dhe zgjanimin e NATO’s në këtë hapsinë, Zeman tha se “Mendimi im personal vlen për vendet e Ballkanit Perëndimor, por kjo nuk vlen për Kosovën meqë nuk jam i sigurtë nëse Kosova i përket NATO’s”.

Presidentja Kolinda Grabar – Kitarovic u përgjigj se Kroacia angazhohet për zgjanom, gjegjësisht konsolidimin e BE’s në hapsinën e Europës Juglindore, por edhe NATO’s për të gjitha ato shtete që e dëshirojnë atë.

Shperndaje në: