Bob Dylan bindet ma n’fund për pranimin e Çmimit Nobel

Bob Dylan ka vendos me pranue ma në fund Çmimin Nobel për Letërsi në Stokholm këtë fundjavë.

Kangëtari amerikane u shpërbly me çmimin prestigjioz në Tetor, por vendosi të mos ishte i pranishëm  gjatë ceremonisë, ose të jepte leksionin që asht i nevojshëm për me marrë 8 milionë korona ose çmimin prej 910,000 dollarësh.

Akademia prestigjoze tha se ka me u takue me Dylan në kryeqytetin suedez, ku ai ka me mbajtë dy koncerte.

Ai nuk ka me folë personalisht, por pritet me dërgue nji version audio të fjalimit, shkruen ‘BBC’.

Nëse nuk jep nji leksion deri në Qershor, Dylan ka me humbë paret e çmimit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Shperndaje në: