Erdogan e ka nji mesazh për kurdët

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thanë të Shtunën se asht “ruejtës i paqes”, tue ju ba thirrje kurdëve në juglindje të Turqisë të mbështesin ndryshimet kushtetuese, në referendumin e ardhshëm, që pritet m’i shtue kompetencat.

“Këta mbështetës të PKK vazhdojnë me thanë ‘paqe, paqe, paqe’. A sjellin bisedimet e kota paqe? A mundet me pasë paqe me ata që ecin me armë në duer? Na jemi gardianët e paqes, na jemi gardianët e lirisë”, ka thanë Erdogan para nji mase të madhe njerëzish në qendër të qytetit Dijarbakir, ku valëviteshin flamujt turq.

“Na jemi të gatshëm me bisedue, me ecë së bashku me secilin, i cili ka diçka për me thanë ose që ka projekt. Na kemi nji kusht. Nuk ka me pasë armë në duert e tyne”, ka thanë shefi i shtetit turk.

Shperndaje në: