Selimi e ‘godet’ Thaçin për tërheqjen e Projektligjit për krijimin e Ushtrisë

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Vetëvendosje, Rexhep Selimi, gjatë seancës së Kuvendit kërkoi dorëheqjen e Presidentit Hashim Thaçi, mbasi simbas tij premtoi transformimin e FSK’s, por nji premtim të tillë nuk e mbajti.

Ai tha se Kosova nuk ka Ushtri mbasi që Qeverisë së Kosovës i ka mungue vizioni dhe vullneti për nji gja të tillë.

“Nuk luhet me sigurinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Njajtë bani edhe kohë ma parë kur ishte Kryeministër që solli në Kuvend amendamentet kushtetuese për FSK’n. Mirëpo ato i solli me qëllim me dështue dhe me krijue vende të rezervueme për Listën Serbe”, tha ai.

Selimi tha se Presidenti Thaçi ka tërheq projektligjin për FSK’n për me i hapë rrugë kësaj teme në Bruksel.

“Thaçi po e rrezikon vendin, po ashtu ka vënë në rrezik edhe bashkëpunimin me aleatët strategjik siç asht NATO dhe SHBA. Ushtria i duhet Kosovës, por edhe NATO’s. Sikur Kosova të kishte Ushtrinë e saj do t’ishte mirë për NATO’n sepse ajo ka me marrë barrën vet”, u shpreh Selimi.

 

 

Shperndaje në: