Harrojeni pak Sirinë: Ky mobilizim ushtarak ju futë ethet (foto)

Duket se për momentin kemi me harrue pak Sirinë, mbasi bota rrezikon me shkue drejt nji tjetër konflikti t’armatosun.

SHBA ka dërgue nji flotë me anije ushtarake në gadishullin korean.

Nji sinjal i tillë force ka zemëru Korenë e Veriut.

Pheniani deklaroi se asht gati për luftë.

“Këto veprime do kenë pasoja katastrofike për Washingtonin. Kjo provon se përpjekjet e papërgjegjshme të SHBA’ve për me pushtue Korenë e Veriut kanë arritë në nji fazë serioze,” deklaroi nji zadhanës i Ministrisë së Jashtme në vendin komunist.

“Na jemi gati për me reague në çdo lloj lufte që kërkon SHBA”.

Lajmi vjen në nji kohë kur Kina ka mobilizue 150 mijë trupa në kufinin e saj, mbasi druhet se Presidenti Donald Trump ka me goditë në mënyrë të papritun regjimin e Kim Jong’un, ashtu siç veproi nji javë ma parë me Sirinë.

 

 

 

Shperndaje në: