Mustafa vjen me nji deklaratë për punën e Demarkacionit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tue folë për çashtjen e Demarkacionit ka thanë se kur ka marrë detyrën si Kryeministër ka gjetë pothuejse të përfundueme punën e Komisionit shtetnor për Demarkacionin.

Ai ka thanë se ky komision ka nis punën në Mars të vitit 2012 dhe ka vazhdue deri në  vitin 2015, kur asht pyet nga deputetja e AAK’s, Teuta Haxhiu se kur ka nis punën komisioni.

Mustafa gjatë seancë së Kuvendit të Kosovës ka thanë se janë shqyrtue krejt dokumentet për këtë çashtje si dhe asht dhanë vlerësimi profesional.

 

 

Shperndaje në: