Hetim masiv për korrupcion në Brazil

Brazili asht trondite nga akuzat e reja dramatike per korrupcion, mbasi nji gjykates urdhnoi hetimin e 8 ministrave te kabinetit qeveritar.

Lista perfshin edhe shefin e stafit te kabinetit te Presidentit, kryetarin e Rio De Janeiro gjate Lojnave Olimpike si dhe te pakten 4 ish presidentë, transmeton Rrokum.TV.

Ky asht rezultat i nji hetimi 3 vjeçar lidhun me marrjen e ryshfetit ne kompaninen shtetnore te naftes, Petrobras.

Te gjithe 108 emnat e permendun ne listen e lshueme nga Gjykata e Nalte jane te perfshime ne ryshfet lidhun me kete kompani./Rrokum.TV/BBC

Shperndaje në: